Lajme

Kosova, miqësore me Azerbajxhanin me futbollistët e Vala Superligës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mësuar kundërshtarin e parë për vitin 2018. Në orët e mbrëmjes të së dielës FFK përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se Kosova ka siguruar miqësoren e parë për këtë vit kundër Azerbajxhanit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet me 2 Shkurt në Antalia të Turqisë.

Përfaqësuesja A e Kosovës këtë herë do të përbëhet ekskluzivisht me futbollistë që luajnë në Vala Superliga, prandaj do të jetë një rast unik për lojtarët kosovarë që të veshin fanellën e përfaqësueses dhe ta dëshmojnë vetëm në ndeshje ndërkombëtare.

Duhet shtuar se kjo ndeshje ka ardhur si qershi mbi torte, pasi është një test i mirë apo ndeshje përgatitore para muajin mars kur Kosova do të gjejë kundërshtarin e radhës për miqësore. Një datë kjo e përcaktuar nga FIFA dhe që do të shfrytëzohet nga të gjitha përfaqësueset që do të marrin pjesë në “Rusi 2018“.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency