Nantes-PSG ndodh e pamendueshmja, Diego e ka me arbitrin (video)
Një episod i pazakontë ndodhi në minutat shtesë të ndeshjes Nantes – PSG, që përfundoi 0-1. Gjatë një kundërsulmi të shpejtë të parizienëve, futbollisti vendas Diego, në mënyrë të pavullnetshme shtyu nga pas gjyqtarin kryesor Chapron, që u rrëzua na tokë. Drejtuesi i garës reagoi instiktivisht duke tentuar goditjen ndaj futbollistit dhe pasi u ngrit në këmbë i nxorri kartonin e verdhë, që rezultoi i dyti për brazilianin. Pritet që Skuadra e Nantes ta ankimojë vendimin dhe në shqyrtimin e çështjes mund të penalizohet edhe arbitri për atë gjest jo etik kur sulmon për të goditur futbollistin brazilian.



