Futboll

Kandidati për president të FSHF-së, Fino, dorëhiqet nga funksionet në PS

Bashkim Fino jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet që kishte në Partinë Socialiste, për të mos qenë i paragjykuar në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Vendimit e tij e bëri publik nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency