Can: Nuk kam firmosur me Juven, mund të rinovoj me Liverpoolin
Prej kohësh mediat e japin si afrim të sigurtë te Juventusi verën e ardhshme kur do të jetë një lojtar i lirë por Emre Can e ka marrë vetë skenën teksa në një intervistë ka hedhur poshtë çdo aludim për të ardhmen e tij. Mesfushori i kombëtares gjermane deklaroi se nuk ka firmosur asnjë parakontratë me kampionët e Italisë ndërsa konfirmoi qëndrimin te Liverpooli deri në fund të sezonit. “ Nuk është e vërtetë që kam firmosur me Juventusin dhe me asnjë skuadër tjetër, bashkë me menaxherin tim po shqyrtojmë shumë mundësi. Deri në qershor do të qëndroj te Liverpooli dhe nuk do të ishte aspak një çudi nëse do rinovoja me The Reds”, nënvizoi Emre Can.



