Merkato

Bari, 500 mijë euro Beneventos për kartonin e Memushajt

Transferimi i Ledian Memushajt te Bari në Serinë B, sipas mediave italiane mund të konsiderohet çështje e mbyllur. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet javën e ardhshme, pasi Benevento kërkon ta ketë në dispozicion futbollistin e Kombëtares Shqiptare edhe në sfidën me Bolognan.

Bari, një pretendent serioz për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian, i siguron 31-vjeçarit një kontratë deri në qershor të vitit 2020. Për të bindur skuadrën që mbyll klasifikimin e Serisë A, Bari ka vendosur të shpenzojë 500 mijë euro për kartonin e Memushajt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency