Belotti kërkon largimin nga Torino, Milani qëndron prapa derës!
Andrea Belotti nuk është më i kënaqur te Torino. Edhe pse pak ditë më parë ishte vetë lojtari ai që hodhi poshtë zërat se marrëdhenia e tij me presidentin Cairo nuk është e mirë, mediat italiane shkruajnë se e vërteta është krejt ndryshe. 24-vjeçari është në dyshim për qëndrimin e tij te skuadraGranata, teksa dhe Milani ka shfaqur interes për afrimin e lojtarit. Klubi kuqezi po harton një plan për ta marrë në merkaton e verës sulmuesin italian.



