Liverpooli mendon për James Rodriguez si zëvendësues të Coutinhos
Liverpool është një nga skuadrat që ka shfaqur interes për të firmosur me sulmuesin e Bayern Munich, James Rodriguez. Lajmin e bëjnë të ditur mediat spanjolle të cilat theksojnë faktin se kolumbianit i kanë mbetur edhe 2 vite huazim te bavarezët që e morën nga Reali i Madridit. Trajneri gjerman e dëshiron 26-vjeçarin te “The Reds” duke e parë dhe si një zëvendësues shumë të mirë të Philippe Coutinhos, që firmosi me Barcelonën.



