Futboll

Emanuele Ndoj pranë rikthimit titullar te Brescia

Ecuria sezonale e Emanuele Ndojit mund të ndryshojë tek Brescia. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare po mendonte largimin nga “dallëndyshet” pasi se nuk po gjente hapësirat e duhura në skuadër, por shkarkimi i Pasquale Marinos dhe rikthimi i ish-trajnerit Roberto Boscaglia duket se ka ndryshuar gjithçka. Në fazën e parë të edicionit, në 21 ndeshje të Serisë B, Ndoj është aktivizuar si titullar në 9 takime, ndërkohë që në 9 sfida të tjera ka qenë në stol, duke zbritur në fushë si zëvendësues në vetëm një rast. Situata nuk ishte e favorshme për 21-vjeçarin, që kërkon hapësirat e nevojshme, ndërkohë që emri i tij ishte shënuar prej kohësh në axhendat e disa prej ekipeve të Serisë A dhe B. Rikthimi i tranerit Boscaglia ka bërë që Ndoj të fitojë vëmendjen e duhur dhe tashmë në sfidën e parë të fazës së dytë ndaj Avellinos ditën e diel pritet që mesfushori ta nisë si titullar. Trajneri i shkarkuar pas javës së 8-të të këtij sezoni pritet të rikthejë vendosjen taktike 3-5-2, me Ndojn që do të marrë përsipër organizimin e manovrës sulmuese. Brescias i nevojiten pikët që të ringrihet, pasi për momentin qëndron shumë pranë zonës së rënies.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency