Serie A

Flet babai i Rafinhas: Te Interi për të qenë të lumtur

Rafinha është futbollisti më i ri i Interit, pas akordit mes zikaltërve dhe Barcelonës për transferimin e tij mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje kundrejt 38 milionë eurove.

Fantazisti brazilian do të mbërrijë nesër në Milano, ku do të ndjekë edhe ndeshjen Inter-Roma, për të kryer të hënën vizitat mjekësore dhe më pas të vihet në dispozicion të Spallettit.

“Kemi zgjedhur Interin për të qenë të lumtur. Rafinha dëshiron vetëm të luajë sa më shumë dhe të tregojë se ka shumë për t’i dhënë futbollit. Qëllimi është të arrijë një vend për Kupën e Botës, në Rusi dhe besojmë se nëpërmjet Interit mund t’ia arrijmë”, tha babai i futbollistit, që ngulmoi aq shumë për realizimin e këtij transferimi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency