Lajme

Përgatitorja në Antalia, Tirana barazon edhe ndaj rusëve

Tirana barazon edhe në miqësoren e dytë në Antalia. Testi i bardhebluve përballë Khabarovsk, skuadrës që mbyll renditjen në Premierligën ruse, përfundoi në barazim 2-2. Të katërt golat u realizuan prej pjesës së parë të lojës. Skuadra e Ze Marias e pa veten në disavantazhin e dy golave pas vetëm 7 minutave të para të lojës.

Megjithë goditjen shumë të shpejt, Tirana arriti të reagonte, duke rikthyer ekuilibrat përballë rivalëve nga lindja e largët. Yunus Sentamu në minutën e 28-të dhe Asjon Daja pak çaste përpara pushimit ndërmjet pjesëve kthyen baraspeshën në rezultat. Shifrat e ndeshjes nuk ndryshuan në 45 minutat e dyta, me trajnerët që kryen shumë zëvendësime, duke i dhënë hapësirë lojtarëve që kishin në dispozicion.

Edhe pse ishte vetëm një miqësore, ky barazim i vlen shumë bardhebluve, prej forcës së kundërshtarit që militon në elitën e futbollit rus, por mbi të gjitha për karakterin e shfaqur nga ekipi që neutralizoi disavantazhin e dy golave.

Ky ishte testi i dytë i Tiranës gjatë mini-fazës përgatitore në Antalia. Vetëm pak ditë më parë, ekipi i Ze Marias barazoi 1-1 përballë kazakëve të Tobolit, duke treguar nivel mjaft të mirë të bardhebluve, përpara startit të gjysmës së dytë të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency