Kategoria e Parë

Zyrtare, Muguna dhe Musa i bashkohen Tiranës

Keneth Muguna dhe Muhamed Musa janë zyrtarisht lojtarë të Tiranës. Të dy lojtarët e përfaqësueses së Kenias iu bashkuan skuadrës në fazën përgatitore në Antalia. Bardheblutë ishin prej muajsh në gjurmët e lojtarëve. 22-vjeçari Muguna, cilësohet si një investim i rëndësishëm për këtë sezon dhe për të ardhmen e klubit. Jo rastësisht kryeqytetasit e blenë kartonin e mesfushorit nga kampionët e Kenias, Gor Mahia, për afro 30 mijë euro, ndërsa lojtari firmosi kontratë 4-vjeçare. Muguna, i cili është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së vendit të tij, ka qenë një prej prioriteteve të trajnerit Ze Maria. Tirana zyrtarizoi edhe Musa Muhamed, që gjithashtu vjen nga skuadra e Gor Mahias ky ka qenë edhe kapiten dhe ka fituar titullin kampion. Mbrojtësi i qendrës firmosi kontratë për 2 vjet e gjysmë.

Lëvizjet e Tiranës në afatin e transferimeve të dimrit janë të rëndësishme, për të përforcuar një grup që është mjaft cilësor. Jo rastësisht bardheblutë kanë barazuar në dy testet e luajtura në Antalia, fillimisht përballë kazakëve të Tobolit dhe së fundmi ndaj ekipit të Premierligës ruse, Khabarovsk.

Merkato e bardhebluve pritet të vazhdojë, me drejtuesit e klubit që janë në bisedime edhe për një mesfushor nga Nigeria dhe me mbrojtësin maqedonas, Ristevski. 25-vjeçari që luan në qendër së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Pobedas dhe do të jetë në provë, ndërsa për të firmosur duhet që më parë të bindë trajnerin Ze Maria.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency