Kategoria Superiore

Partizani prezanton zyrtarisht Belicën

Partizani zyrtarizon blerjen e kartonit të 27-vjeçarit, Egzon Belica. Ish lojtari i Shkëndijës së Tetovës është zyrtarisht pjesë e skuadrës kryeqytetase, që njofton se mbrojtësi ka hedhur firmën në kontratë, pasi ka bindur trajnerin Sulejman Starova gjatë fazës përgatitore në Antalya të Turqisë.

Belica ka nënshkruar për një sezon e gjysmë me të kuqtë, për të nisur kështu një aventurë të re në Kategorinë Superiore. Belica është aktivizuar për 56 ndeshje në kampionatin finlandez, ku ka zhvilluar dy sezone me Inter Turkun, sidoqoftë në fillim të vitit të kaluar është aktivizuar gjithashtu edhe në kampionatin leton me skuadrën e Rigës.

Egzon Belica mbulon shumë mirë pozicionet e qendrës në repartin e tërhequr, por ka luajtur shpeshherë edhe si mbrojtës i djathtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency