Peshëngritje

Një nga rivalët e tij rezultoi pozitiv me doping, Qerimaj fiton medaljen e bronzit

Nuk ka vetëm skandale dopingu dhe protesta. Peshëngritja shqiptare jep menjëherë shenjat e ringritjes dhe këtë e bën me një prej sportistëve më të spikatur, Erkand Qerimajn. Pas medaljeve të hequra të Romela Begajt, shtanga shqiptare merr menjëherë një medalje botërore. Bronzin në stilin e shkëputjes, në peshën deri 77 kg për meshkuj. Qerimaj është zyrtarisht i treti në shkëputje dhe fitues i medaljes së bronzit në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Anaheim të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara. Shkak u bë fakti që rumuni Dumitru Captari, i cili e mbylli konkurrimin në vendin e dytë u gjet pozitiv me doping. Federata Ndërkombëtare e Peshengritjes njoftoi se në testet anti-doping, në trupin e Captari-t u gjet stimulanti “efedrinë”. Për këtë arsye, deri në rezultatin e testit B, rumuni është i pezulluar, duke humbur medaljen e argjendit në shkëputje. Ajo i kaloi amerikanit Maurus, i cili kishte ngritur 155 kg, aq sa edhe Erkand Qerimaj, por kishte 300 gramë peshë trupore më të lehtë. Pas këtyre zhvillimeve, peshëngritësi kuqezi u ngrit në vendin e tretë, duke u bërë fitues i medaljes së bronzit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency