Futboll

City lufton në të gjitha fronet, siguron finalen në Carabao Cup

Me kampionatin thuajse të hipotekuar, Manchester City nuk dorëzohet as nga Kupat në Angli, teksa sot ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Carabao Cup.

Skuadra e Guardiolës triumfoi 2-3 në transfertën ndaj Bristol Cityt, ndërsa në ‘Etihad Stadium’ kishte triumfuar 2-1, duke siguruar kualifikimin me rezultatin total 5-3.

Sane në pjesën e parë dhe Aguero në të dytën shënuan për Cityn, ndërsa Pack ngushtoi shifrat për vendasit, disa minuta nga fundi i ndeshjes. Minutat shtesë ishin mjaft interesante sepse prodhuan edhe 2 gola, ku fillimisht Flint barazoi shifrat dhe më pas De Bruyne shënoi golin e fitores.

Në finale, Manchester City do të përballet me skuadrë nqë do të kualifikohet nga gjysmëfinalja Chelsea-Arsenal, që do të zhvillohet nesër në “Emirates Stadium’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency