Premier League

Zyrtare, Mourinho rinovon me Manchester United deri në 2020-ën

Marrin fund zërat për të ardhmen e Jose Mourinhos. Pas thashethemesh të shumta se marrëdhënia e tij me drejtuesit e Manchester United nuk ishte më e njëjta dhe Special One mund të largohej nga Old Trafford në fund të këtij sezoni, Djajtë e Kuq pasditen e kësaj të enjtjeje kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin portugez deri në vitin 2020, duke e zgjatur edhe me një sezon marrëveshjen e  mëparshme e cila skadonte në 2019-ën. Shumë i kënaqur për rinovimin u shfaq edhe trajneri portugez që për kanalin zyrtar të Manchester United deklaroi se është gjithnjë e më shumë krenar që drejton Djajtë e Kuq nga dita në ditë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency