Kategoria Superiore

Goditja e Partizanit në sulm, Abdurahimi i bashkohet ekipit

Partizani realizon goditjen e madhe në sulm. Besart Abdurahimi më në fund i është bashkuar të kuqve. Edhe pse mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes, 27-vjeçari ka zhvilluar stërvitjen e parë me ekipin, duke u vendosur nën urdhrat e Starovës.

Në këtë mënyrë mbyllen me sukses negociatat që kanë zgjatur për më tepër se një muaj. Lojtari afrohet pas prishjes së kontratës me Shkëndijën e Tetovës. Sulmuesi ishte titullar te kuqezinjtë deri në duelin e ëndrrave me Milanin në Europa League, ndërsa më pas u la në stol. Situatat e krijuar zgjoi interesimin e Partizanit, por edhe pse lojtari ishte i gatshëm të transferohej për herë të parë në kampionatin shqiptar, pengesa kryesore ishte paga.

Shifrat e larta që Abdurahimi përfitonte te Shkëndija ishin të pamundura për tu përballuar nga Partizani dhe kjo ishte arsyeja përse për afrimin e sulmuesit u nevojitën negociata të shumta, të cilat zgjatën më tepër se një muaj.

Megjithatë me 27-vjeçarin që kërkonte një skuadër ku të ishte protagonist dhe Partizanin që synonte një bomber, më në fund palët gjetën akordin. Karriera e Besart Abdurahimit është mjaft e pasur, me lojtarin që ka mbrojtur ngjyrat e NK Zagreb në Kroaci, Hapoel Tel Aviv-it në Izrael, Lokerenit në Belgjikë, Astanës në Kazakistan dhe Çerezo Osaka në Japoni.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur edhe me përfaqësueset e të gjitha niveleve në Kroaci, deri sa në vitin 2014 vendosi të përfaqësonte Maqedoninë. Pas afrimeve të Telushit, Lukas Kardozos apo Egzon Belicës, me afrimin e Besart Abdurahimit te Partizani besojnë se e kanë rritur nivelin e skuadrës, për të bërë të mundur që në fund të sezonit jo gjithçka të jetë e humbur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency