Dortmundi i rrëmben Barçës talentin e La Masias, Sergio Gomez
Barcelona humbet një nga perlat e La Masia dhe është Borussia Dortmund që arrin ta rrëmbejë lojtarin nga akademia e katalanasve. Bëhet fjalë për Sergio Gomez, i cili shkëlqeu edhe në Botërorin për 17-vjeçarët. Dortmund arriti ta bindte duke i premtuar se do të luajë që këtë sezon me ekipin e parë. Për ta marrë nga Barcelona, klubi gjerman pagoi klauzolën për vetëm 3 milionë euro, ndërsa sulmuesi premtues do të firmosë kontratën e parë të rëndësishme deri në vitin 2022.



