Serie A

Cuadrado do operohet, mungon 2-3 muaj

Lajme të këqija për Juventusin. Juan Cuadrado duhet t’i nënshtrohet një operacioni për të lënë pas problemet me ijet. Kolumbiani do t’i drejtohet sallës së operacionit që të martën ose pas disa ditësh dhe koha e rikuperimit do të jetë e gjatë. Cuadrados për t’u riaftësuar plotësisht do t’i duhet një periudhë prej 2-3 muaj. Në këtë fazë të sezonit mungesa e anësorit amerikano-jugor kthehet në një problem për trajnerin Allegri dhe për Juventusin që ka një kalendar shumë të ngjeshur.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency