Përcaktohet shkalla e dëmtimit, Sane mungon nga 6-7 javë
Lajme të këqija për Pep Guardiolën dhe Manchester City-in. Citiziens duhet të bëjnë pa shërbimet e talentit gjerman Leroy Sane për 6-7 javë. Goditja e ashpër që mori nga Bennet në sfidën Cardiff City-Manchester City e ka lënë me pasoja ish lojtarin e Schalke 04. Sulmuesi ka lënduar ligamentet e gjurit, megjithatë Sane do të kthehet në dispozicion të Guardiolës në mesin e muajit mars dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për Botërorin Rusi 2018 me kombëtaren gjermane.



