Premier League

Liverpooli rikthehet te fitorja, Swansea mposht edhe Arsenalin

Java e 23-të e Premier Leagues ka startuar sot me 3 takimet e para, ku ra në sy humbja e Arsenalit. Skuadra londineze u mposht me rezultatin 3-1 nga Swansea, që pas këtij 3-pikëshi, iu largua përkohësisht edhe fundit të renditjes.

Monreal kaloi Arsenalin në avantazh, por vendasit u kundërpërgjigjën menjëherë, duke barazuar pas një minute. Në pjesën e dytë Swansea shënoi edhe 2 gola të tjerë, duke siguruar 3-pikëshin, pas atij me Liverpoolin javën e kaluar.

Në sfidën tjetër mes West Hamit dhe Crystal Palace, nuk pati fitues, teksa skuadrat ndanë nga një pikë me barazimin 1-1, të fiksuar që në pjesën e parë.

Në fushë zbriti edhe Liverpooli i Klopp, që u rikthye te fitorja, duke mposhtur Huddersfieldin me rezultatin 0-3. Emre Can dhe Firminho shënuan në 45-minutëshin e parë, ndërsa Salah vulosi rezultatin në të dytën me 11-metërsh, duke i dhënë 3 pikët skuadrës së Klopp, që vijon të luftojë denjësisht për një vend në zonën Champions.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency