Premier League

Conte i padëshiruar te Chelsea, londinezët mendojnë Sarrin

Nga festa për titullin kampion kanë kaluar 9 muaj, por shumë më aktuale te Chelsea janë kontraditat për merkaton, atë të verës dhe të janarit, që kanë kompromentuar raportin mes Antonio Conte dhe Roman Abramovich.

Pronari i Chelseat tashmë ka vendosur, nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, pavarësisht kontratës që skadon në vitin 2020, trajneri italian nuk do të jetë më në stolin e Stamford Bridge sezonin e ardhshëm, por në rast se Chelsea rrëzohet edhe në mbrëmjen e së hënës në sfidën me Watford, pushimi do të jetë i menjëhershëm.

Lajmin e jep të sigurt Daily Express, sipas së cilës durimit të manjatit rus i ka ardhur fundi, pas disfatës së pësuar të mërkurën e 31 janarit, kundër Bournemouth, që ka mbushur Kupën pas polemikave të shumta mbi menaxhimin e merkatos, çështje të cilën Conte e ka ngritur disa herë në konferencën për shtyp.

Në rast pushimi të Contes, klubi ka gati një trajner të përkohshëm deri në përfundim të sezonit, pastaj në verë do të nisë gjuetia për trajnerin e ri, dhe me shumë mundësi do të jetë sërish italian, me Maurizio Sarrin që për momentin duket një kandidaturë më e preferuar se ajo e Massimiliano Allegrit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency