Kategoria Superiore

Pacult: Kontrolluam lojën, nuk vodhëm asgjë

Peter Pacult drejtoi për herë të parë në ‘Zeqir Ymeri’, por nuk arriti të kënaqë tifozët, me marrjen e 3 pikëve përballë Flamurtarit. Austriaku vlerësoi lojën e skuadrës së tij dhe u shfaq i kënaqur me barazimin.

“Ishte një ndeshje e mirë në tërësi, të cilën u munduam ta mbajmë nën kontroll, por në momentin më të mirë tonin, erdhi edhe goli i vlonjatëve, duke na shpërqendruar disi. Edhe në pjesën e dytë luajtëm me të njëjtin ritëm dhe si rrjedhojë erdhi edhe goli i barazimit”, tha Pacult.

Shpëtim Duro akuzoi arbitrin Hamiti, se ndikoi në rezultatin e ndeshjes, por Pacult nuk pranon se skuadra e tij ka vjedhur gjë sot. Ai shprehet se respekton mendimin e Duros, por vlerëson si të rregullt penalltinë në favor të veri-lindorëve.

“Mendimi i Duros, është personal i tij dhe unë nuk dua të komentoj. Nuk besoj se vendosi arbitri sot, pasi portieri ynë nuk bëri asnjë pritje sot. Penalltia në favorin tonë ishte më se e rregullt, pasi topi u mor me dorë nga mbrojtësi i Flamurtarit”, tha Pacult.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency