PSG hedh sytë nga Morata për të zëvendësuar Cavanin
Chelsea rrezikon të humbasë një prej yjeve të skuadrës gjatë merkatos së ardhshme. “Daily Mirror” shkruan se Alvaro Morata është në “radarët” e Paris Saint-Germain. Spanjolli i “Bluve të Londrës” konsiderohet si pasuesi ideal i Edinson Cavanit te parizienët, me uruguaianin që pritet të largohet nga “Parc des Princes”. Nga ana tjetër mësohet se edhe Neymar është dakort me ardhjen e 25-vjeçarit në kryeqytetin francez.



