Futboll

Murati dhe Sinani, dy talentët shqiptarë kualifikojnë Milanin U-19 në finale të Kupës

Emir Murati dhe Ismet Sinani i dhurojnë një kualifikim skuadrës së të rinjve të Milanit në finale të Kupës së Italisë, çka mungonte që nga sezoni 2009-2010, kur ngritën trofenë pasi mposhtën Palermon. Dy futbollistët shqiptarë, pjesë e akademisë së “Djallit”, ishin protagonistë në fitoren 2-3 në fushën e Atalantës, ndërkohë që edhe sfidën e parë Milani kishte fituar me rezultatin e pastër 2-0. Mesfushori Emir Muarti, i datëlindjes 2000, shënoi golin e parë të takimit më minutën e 13-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, që përfundoi në trekëndësh, ndërsa Ismet Sinani rrëmbeu skenën për golin e 2-1, me një goditje të shpejtë me kokë pas një këndoreje. Takimi përfundoi me fitoren 2-3 të kuqezinjve të trajnerit Lupi, ku pa dyshim merita kryesore shkon për dy talentët shqiptarë, që zhvilluan një ndeshje fantastike duke realizuar nga një gol që në pjesën e parë. Prania e tyre në një ekip të madh, si Milani, madje edhe si protagonistë, është një ogur i mirë edhe për të ardhmen e Kombëtares Kuqezi, pasi janë të shumtë talentet me origjinë shqiptarë që luajnë dhe po spikatin në kampionate të ndryshme në Europë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency