Serie A

3 humbje radhazi për Lazion, Napoli rimerr kreun e Serisë A

Lazio nuk i bën dot ballë furisë së Napolit në “San Paolo”, edhe pse dha përshtypjen që mund t’i befasonte kryesuesit e Serisë A, duke kaluar e para në epërsi me Stefan de Vrij që në minutën e 3-të.
Bardhekaltrit, me Strakoshën titullar në portë, mundën të rezistonin thuajse gjatë gjithë pjesës së parë, por pak para se gjyqtari t’i drejtonte skuadrat drejt dhomave të zhveshjes Callejon, i shërbyer nga Jorginho, e pati të lehtë për të mposhtur portierin shqiptar, që nuk mund të bënte asgjë në këtë rast.
Lazio ishte e pafat në pjesën e dytë, kur Wallace devijoi drejt portës së tij për golin e 2-1.
Zielinski, i ndihmuar edhe nga devijimi i lehtë i një mbrojtëse e detyroi Strakoshën ta nxirrte për herë të tretë topin nga rrjeta, ndërsa Mertens, i vetëm përballë shqiptarit e dërgoi me zgjuarsi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 4-1. Me këtë sukses Napoli i rimerr Juventusit vendin e parë, ndërsa Lazio pësoi humbjen e tretë radhazi në Serinë A dhe mund të parakalohet nga Interi që ka një pikë më pak, por që luan me Bolognan në “San Siro”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency