Lista/ 10 klubet që shpenzojnë më shumë para
Futbolli është kthyer në një nga ‘industritë’ më fitimprurëse në botë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat marramendëse që qarkullohen në këtë sport. 2017-a do të mbahet mend për rekorde të njëpasnjëshme në shifrat e blerjeve të kartonëve të futbollistëve të caktuar, teksa kulmi u arrit me 222 milionë euro të paguara nga PSG-ja për Neymar.
Po francezët shpenzuan edhe rreth 170 milionë të tjera për kartonin e Mbappe-së, ndërsa Barcelona bleu Ousmane Dembelenë për 110 milionë euro. Manchester City vendosi dy herë rekord për shumën e paguar për kartonin e një mbrojtësi, por në fund ishte Liverpooli që e theu këtë rekord me transferimin e holandezit Van Dijk nga Southamptoni, për 83 milionë euro.
CIES ka publikuar edhe listën me 10 skuadrat që shpenzojnë më shumë para, si dhe shumën se sa shpenzojnë.
- 10. Everton – 365 milionë euro
- 9. Arsenal – 403 milionë euro
- 8. Juventus – 448 milionë euro
- 7. Liverpool – 461 milionë euro
- 6. Real Madrid – 497 milionë euro
- 5. Chelsea – 592 milionë euro
- 4. Barcelona – 725 milionë euro
- 3. Manchester United – 747 milionë euro
- 2. PSG – 805 milionë euro













