Bundesliga

Shënoi 3 gola në 2 ndeshje, Dortmundi kërkon të blejë kartonin e Batshuayi

Michy Batshuayi ka patur një impakt të jashtëzakonshëm në radhët e Borussias së Dotmundit, që e huazoi nga Chelsea gjatë merkatos së janarit për ta zëvendësuar Aubameyang, i cili u transferua tek Arsenali. Në dy ndeshjet e para me verdhezinjtë, francezi ka shënuar tre gola, duke treguar se përshtatja e tij në Bundesligë ka qenë e menjëhershme. Shefi Ekzekutiv i Dortmundit, Joakim Watzke, deklaroi se qëllimi i drejtuesve më të lartë të Dortmundit është që ta blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit, për të cilin Chelsea pagoi 30 milionë euro në arkat e Olimpique Marseille. Në fakt, klubi gjerman tentoi edhe në janar blerjen e kartonit të Batshuayi, por përgjigjja e Roman Abramovic ishte negative. Manjati rus duket se ruan simpatinë për lojtarin, pavarësisht se Conte nuk i dha besim, madje me afrimin e Giroud i dha një sinjal të qartë se duhej të largohej. Gjithsesi, me largimin e mundshëm të Contes në fund të sezonit, Batshuayi me siguri do të rikthehej në “Stamford Bridge” për të treguar se sa vlen në të vërtetë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency