Sagna te Benevento, Ludivine “çmend” tifozët
Kalimi i mbrojtësit francez Bakary Sagna te Benevento në merkaton e janarit i gëzoi dyfish tifozët e skuadrës që po luan për herë të parë në Serie A këtë sezon dhe për më tepër ka në përbërje dy futbollistë shqiptarë, Berat Xhimshitin dhe Ledian Memushajn. Kjo për vetë faktin pasi në qytetin jugor bashkë me Sagna ka zbarkuar edhe bashkëshortja e mbrojtësit francez, bukuroshja superseksi dhe me forma të jashtëzakonshme trupore Ludivine Kadri Sagna. Tashmë tifozët e Beneventos jo vetëm që do ti gëzohen klasit dhe eksperiencës së Bakary Sagna por do të mrekullohen edhe me bukurinë e Ludivine që pritet të jetë e pranishme në shkallët e stadiumit Ciro Vigorito në ndeshjet shtëpiake të Beneventos.
























