Futboll

Infantino: Nëse Buffon tërhiqet, e marr menjëherë në FIFA

Kuptimin e shprehjes “gjaku nuk bëhet ujë” e gjen tek intervista e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që e shfaq hapur keqardhjen e madhe për eliminimin e Italisë në play off nga Suedia, duke i mohuar pjesëmarrjen në “Rusi 2018”. Kreu i qeverisë së futbollit botëror, edhe pse ka lindur në Zvicër, është me origjinë italiane dhe si i tillë shpreh keqardhje për rezultet e fundit të të kaltërve, që, sipas tij, nuk janë rastësi.
Kam frikë se moskualifikimi i Italisë në Botëror nuk ishte rastësi. Sinjalet ishin dhënë prej kohësh. Goditja e Darmian mund të kishte përfunduar brenda dhe jo të godiste shtyllën, por prapëseprapë, thjesht do të kishte fshehur problemet. Italia ka qenë e parë në organizimin e klubeve, në strukturë, taktikë dhe prodhimin e talenteve. Të tjerët nuk kanë qëndruar thjesht duke parë. Sa lojtarë të rinj kalojnë në skuadrat e para?
Nga dëshira për t’ia dorëzuar Kupën e Botës Buffonit, te dëshira për ta patur bashkëpunëtor në FIFA. Infantino ka një ofertë për portierin 40-vjeçar të Juventusit.
“Më vjen të qaj që në Botërorin e parë të presidencës sime nuk do të jetë Italia. Do të më pëlqente që t’ia dorëzoja Kupën e Botës Buffonit. Nëse var dorezat në gozhdë do të shkoj ta marr personalisht për t’i ofruar një detyrë të rëndësishme në FIFA.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency