Roma s’po rinovon me Florenzin, e duan Juve dhe Atletico Madrid
Duel në merkato mes Juventusit dhe Atletico Madrid. Të dyja klubet janë vendosur në gjurmët e Alessandro Florenzit të Romës. Mesfushori ka kontratë me klubin verdhekuq deri në vitn 2019, dhe palët ende nuk kanë nisur bisedimet për marrëveshjen e re. Nga ana tjetër, Juventus dhe Atletico Madrid i ofrojnë pagë më të lartë 26-vjeçarit krahasuar me atë që fiton aktualisht te Roma. Florenzi është produkt i akademisë së Romës dhe gjatë gjithë karrierës është aktivizuar vetëm me këtë ekip.



