Kategoria Superiore

Partizani nuk ka sulmues, për Europën duhen golat e Trashit

Jashtë Kupës së Shqipërisë , tani Partizanit i duhet ta gjejë Europën nga kampionati. Një rrugë më e gjatë dhe padyshim më e vështirë edhe për numrin e madh të pretendentëve që janë në garë, pavarësisht se në termat e klasifikimit të kuqtë janë vetëm një pikë larg vendit të tretë. Problem konstant mbetet gjetja e golit dhe një qendërsulmues që mungon, me stafin teknik që nga ndeshja në ndeshje është i detyruar të improvizojë. Takimi i radhës luhet në Kukës, dhe Starova nuk ka në dispozicion as Bardhin dhe as Prognin që deri më tani kanë bërë dyshen e avancuar. Ndaj Flamurtarit në Kupë mendoi Trashi për ta kthyer ndeshjen, shënoi vetëm pak minuta pasi Klevis Dalipi e kishte spostuar përpara në krah. 25-vjeçari është detyruar këtë sezon të luajë pothuajse kudo, Iuliano e spostoi në të djathtë, pastaj në krahun e kundërt i duhet që herë të bëjë mbrojtësin, herë mesfushorin e herë sulmuesin.

Trashi është kryegolashënues i skuadrës me 5 finalizime, pas tij nga ata që kanë mbetur me Sukajn të larguar në kuotën e 4 golave, vijnë Progni me 3 dhe Jasir Asani me po kaq gola. Cani ende mungon, dhe ndaj Kukësit, në stafin teknik ju duhet urgjentisht të gjejnë një tjetër shpikje për sulmin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency