Suela Mëhilli, gabim teknik në slalomin special
Suela Mëhilli nuk klasifikohet në garën e slalomit special në ski në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.
Skiatoria shqiptare bëri një gabim teknik që në raundin e parë, çka i kushtoi rëndë, ndërkohë që gara u shty për shkak të erërave të forta.
Gjatë zbritjes Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë, veprim ky që konsiderohet faull teknik, duke u skualifikuar përfundimisht nga kjo disiplinë.
Në 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore pikërisht në në slalomin gjigant dhe atë special.



