Edhe Bayerni në garë për të blerë Mauro Icardin
Pas Chelsea-t dhe Realit Madrid, një tjetër emer i madh i futbollit europian është vendosur në gjurmët e Mauro Icardit. Siç shkruajnë mediat italiane, në merkaton e verës edhe Bayern Munich do të tentojë të firmosë me sulmuesin argjentinas. Interi i ka ofruar 7.5 milionë euro në sezon Icardit për rinovimin e kontratës, ndërsa agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Wanda Nara, kërkon rreth 10 milionë euro në sezon, plus bonuset. Palët do të nisin së shpejti bisedimet për të gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre, ndryshe parashikohet verë e nxehtë në merkato për Icardin.



