FIFA, gati ndryshimet për disiplinimin e merkatos
FIFA duket se ka ndërmend të ndërhyjë në rregulloren e merkatos, për të sjellë ndryshime rrënjësore. Gianni Infantino, në një intervistë për L’Equipe, u shpreh se po mendohet anulimi i merkatos së dimrit, duke synuar që transferimet të kryhen vetëm në periudhën e verës, nga 1 Qershori, deri më 31 Gusht.
Gjithashtu synohet që të vendoset një tavan sa i përket përqindjes që përfitojnë menaxherët dhe ndërmjetësuesit, por edhe një tavan pagash për lojtarët, që do të përllogaritet nga të ardhurat e klubit.
Infantino deklaroi se plani i tij përfshin 11 pika të domosdoshme, që duhet të analizohen në mënyrë që integriteti i botës së futbollit të garantohet dhe të ketë një transparencë më të madhe dhe një ekuilibër më konkurrues.



