Brazili, Tite konfirmon 15 lojtarë për Botërorin (Lista)
Trajneri i Kombëtares braziliane të futbollit, Tite nuk humb kohë në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Botëror. Në një intervistë për mediat braziliane, ai konfirmoi se deri tani e ka ndarë mendjen për pjesën më të madhe të lojtarëve që do të grumbullojë në Rusi, teksa përmendi edhe 15 emrat që e kanë të sigurt pjesëmarrjen.
“Mund t’ju them se 15 nga 23 lojtarë, i di se cilët do të jenë. Po punoj për të përzgjedhur 8 të tjerët, të cilët do të jenë futbollistët më në formë, në këtë pjesë të mbetur të sezonit”, u shpreh Tite për UOL Sport.
Ja 15 lojtarët që e kanë të sigurt pjesëmarrjen në botëror me Brazilin:
Alisson, Dani Alves, Thiago Silva, Marquinhos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Fernandinho, Renato Augusto, Willian, Paulinho, Coutinho, Neymar, Gabriel Jesus, Firmino.



