Edhe Napoli në garë për mesfushorin e Sampit
Mesfushori i Sampdorias, Lucas Torreira vijon të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha italiane, por edhe europiane. Së fundi është Napoli që ka kërkuar informacione për transferimin e 21-vjeçarit uruguaian.
Kartoni i Torreirës vlerësohet rreth 25 milionë euro nga presidenti Ferrero, por përfshirja e shumë klubeve në negociata, mund të hapë një ankand dhe për pasojë çmimi pritet të rritet.
Më herët, për Torreirën kanë shfaqur interes konkret Atletico Madrid, Chelsea dhe Interi, me zikaltrit që hodhën edhe hapa konkretë në janar, por pa arritur të konkretizojnë marrëveshjen.



