Serie A

Derbi me Torinon, Allegri: Buffon e Dybala, e nisin nga stoli

Në prag të derbit të Juventus-Torino, Massimiliano Allegir ka folur për situatën në skuadër, teksa ka evidentuar problemet me mungesat. Trajneri i bardhezinjve ka konfirmuar rikthimin e Dybalës, por ende jo si titullar, pasi nuk është në maksimumin e tij.

“Torino është një skuadër e përbërë nga futbollistë mjaft të mirë, që mund të na hapin punë. Për më tepër, me Mazzarin në stol, ende nuk kanë pësuar asnjë gol në shtëpi, por ne duhet të marrim maksimumin nga kjo sfidë, për të qëndruar në garë për titullin. Mandzukiç nuk do të luajë, pasi ka temperaturë, ndërsa Bernardeschi nuk është në maksimum, por e kemi në dispozicion. Mund të konfirmoj rikthimin e Dybalës, por jo si titullar, ndoshta për 30 minuta. Ashtu siç e kishim programuar, Buffon do të pushojë në derbi, teksa në portë do të luajë Szczesny”, tha Allegri në konferencën për shtyp.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency