Serie A

Napoli ndaj Spalit për të ruajtur kreun, Milani synon vazhdimësinë kundër Sampit

Në Itali Napoli do të bëjë gjithcka për të ruajtur kryesimin, teksa pret në San Paolo ekipin e Spalit, që nuk njeh ende fitore gjatë vitit 2018. Sarri është ankuar për kohën e shkurtër që ka në dispozicion skuadra për t’u shplodhur nga impenjimi me Lajpcigun, por gjithsesi tani 59-vjeçari napolitan po fillon të vuajë pasojat e besimit të tepruar që ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe pikërisht te një grup i reduktuar futbollistësh. Po në orën 15:00 do të luhet edhe takimi Benevento – Crotone, ndërsa me shumë interes pritet gjithashtu edhe dueli i orës 18:00 Atalanta – Fiorentina, ndërkaq ndeshja e mbrëmjes rikthen rivalitetin ndërmjet Milanit dhe Sampdorias, dy skuadra që paraqiten në Stadiumin Meazza pas një ecurie të gjatë pozitive, falë së cilës këto ekipe tashmë kanë rritur ndjeshëm pretendimet

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency