Bundesliga

Reus nderon Dortmundin, Stoger vendos rekord

Borusia e Dortmundit ka arritur të fitojë përballjen me Borusian e Munchengladbahut me rezultatin minimal 0-1, falë një goli fantastik të shënuar nga Marco Reus, i sapokthyer nga dëmtimi.

Ky rezultat mban Dortmundin në vendin e dytë, por pa shpresa për titullin, pasi Bayerni është i shkëputur ndjeshëm. Gjithsesi, kjo fitore shënoi edhe një rekord për trajnerin e Borusias, Peter Stoger, që nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e tij të para në kampionat.

Stoger bëhet pra i pari trajner që regjistron 8 ndeshje pa humbje në kampionat te Borusia dhe të mendosh, që erdhi te Dortmundi pas një periudhe të errët te Kolni.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency