Vezë dhe miell për ditëlindjen e Icardit, tifozët nuk e kursejnë ironinë (Foto)
Mauro Icardi feston sot ditëlindjen e tij të 25-të, teksa nuk i ka shpëtuar goditjes me vezë e miell, rit i kthyer në traditë në ambientin zikaltër. Ka qenë pikërisht Davide Santon ai që ka marrë përsipër të ‘ndëshkojë’ kapitenin në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, ndërsa atmosfera festive ka prekur gjithë dhomat e zhveshjes.
Edhe në familjen Icardi, Wanda dhe 5 fëmijët e saj kanë festuar ditëlindjen e Mauros, ndërsa urimet kanë qetë të pafundme edhe në rrjetet sociale. Gjithsesi, nuk kanë munguar as komentet ironike të tifozëve, të frymëzuar nga gjendja e vështirë që po kalon skuadra zikaltër në 10 takimet e fundit në Serinë A.
- Vazhdoni kështu! 6 pikë në 10 ndeshje, por shumë shumë miell
- Vezë dhe miell + gola dhe impenjim. Faleminderit.
- Do t’ju gjuaj unë me vezë, të shtunën në mbrëmje
- Ja përse duhet Santon…
- Santon ka treguar më shumë grintë këtu, sesa në të gjithë sezonin
- Nëse tregoni të njëjtën dëshirë që keni për të hedhur vezë dhe miell në kokën e atij që ka ditëlindjen, edhe në ndeshje, atëherë do të ishim kampionë Europe.
- E gjithë skuadra bën shaka. Çfarë ambienti i bashkuar
- Urime Mauro. Shumë të bukura shakatë e ditëlindjes, por a kthehemi të fitojmë bomber? Si thua?

















