Futboll

Surprizon Wigan, eliminon Man.City-in nga FA Cup

Wigan Athletic nuk rrest së surprizuari në FA Cup. Pasi i rrëmbeu trofeun Manchester City-it, duke e mposhtur 1-0 në finalen e Wembley-it në vitin 2013-të, skuadra nga Greater Manchester i hoqi mundësinë skuadrës së Guardiolës për të fituar 4 trofe në këtë sezon. Wigan edhe pse tashmë militon në kategorinë e tretë triumfoi 1-0 ndaj Manchester City-it në DW Stadium, duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të FA Cup dhe duke nxjerrë jashtë kompeticionin më të vjetër në Botë, skuadrën që kryeson bindshëm Premier Leaguen. City-it ja ndërlikoi gjërat Fabian Delph me kartonin e kuq që mori në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Wigan gjeti golin e fitores me Grigg në minutën e 79-të. Përpjekjet e Citiziens deri në fund ishin të kota pasi nuk ndryshuan më rezultatin ndërkohë që në fund festa ishte e gjitha për vendasit me tifozët që pushtuan fushën për të përqafuar futbollistët që për një natë u kthyen në heronj të vërtetë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency