Reagon Villarreali: Do të mbajmë qëndrim ndaj Semedos
Villarreal reagon përmes një komunikate për shtyp pas arrestimit të Ruben Semedo, me akuzën e heqjes së lirisë së një personi duke përdorur armë zjarri, si dhe për grabitje. Klubi spanjoll shprehu të gjithë shqetësimin e tij lidhur me këtë çështje, duke nisur dhe një hetim për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur. Villarreal siguron se do të marrë të gjitha masat e duhura disiplinore, duke i respektuar rregullat me rigorozitet, në bazë të rëndësisë së çështjes.



