Kategoria Superiore

Lushnja pa trajner, Çuko përgatit me optimizëm skuadrën për Kamzën

Në Lushnje emri i trajnerit të ri është kthyer në një çështje, me drejtuesit e klubit që nuk kanë vendosur ende strategjinë që duhet të përdorin për të ardhmen. Por pavarësisht kësaj situate stafi aktual me ish asistentin Dritan Çukon dhe përgatitësin atletik Llazar Gjika vijojnë punën për të përgatitur sfidën me Kamzën. Ashtu si ndaj Flamurtarit gjasat janë që edhe në këtë përballje të jetë e njëjta dyshe në drejtim, madje nuk përjashtohet mundësia që të drejtojnë Lushnjën deri në përfundim të sezonit. Lajmi i mirë për Dritan Çukon në prag të sfidës të javës së 21-të është rikthimi mesfushorit Ergys Alushi, që mungoi në sfidat e fundit për shkak të gjendjes gripale që e kishte pushtuar. Gjithashtu me interes po ndiqet edhe situata e mbrojtësit të majtë Arbër Mone i cili ka pësuar një dëmtim në javën përpara sfidës me Flamurtarin. Myzeqarët janë optimistë në vigjilje të kësaj sfide nisur nga fakti se Kamza është i vetmi kundërhstar të cilit i janë imponuar në fushë duke kujtuar sfidën e humbur në fazën e dytë ku kanë krijuar një mori rastesh. Në fazën e parë në duelin e luajtur në Loni Papuçiu Lushnja arriti të marë një barazim pa gola ndërkohë që shpresohet rikthimi tek goli pas 3 javësh pa shënuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency