Europa League

Dzagoev nderon CSKA-në, eliminohet Crvena Zvezda

CSKA e Moskës është skuadra e parë që siguroi një biletë në fazën e 1/8-ave të Europa League. Mjaftoi një gol i mesfushorit të kombëtares ruse Alan Dzagoev që formacioni i drejtuar nga trajneri bjellorus Goncharenko të mposhte 1-0 serbët e Crvena Zvedës dhe të avanconte më tej në këtë kompeticion pasi ndeshja e parë e zhvilluar 8 ditë më parë në Beograd mes tyre kishte përfunduar në barazim 0-0. Në sekondat e fundit të pjesës së parë Dzagoev u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë drejt rrjetës topin e marrë nga Kuchaev. Ky gol vendosi fatet e takimit pasi CSKA-ja e mbrojti me fanatizëm deri në fund avantazhin duke u kualifikuar në raundin e 16-të më të mirave të Europa League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency