Vucaj: Ngjarje e turpshme, ja kush e shpëtoi Gjokën
Erjon Vucaj reagon pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi në Shkodër ku një person i maskuar me një kapuç në kokë tentoi të godiste me thikë trajnerin e kuqebluve Ernest Gjoka. Mesfushori në një intervistë për mediat lokale foli për ngjarjen e rëndë që ka turpëruar të gjithë Shkodrën. Vucaj ka zbuluar se ka qenë futbollisti Gilman Lika dhe disa njerëz të tjerë që kanë shpëtuar trajnerin.
“Jemi të tronditur nga çfarë ka ndodhur. Është një ngjarje shumë e rendë. Na ka turpëruar në dhe te gjithë Shkodrën. Si mund te luajmë futboll kështu. Deri kur duhet te vazhdojë ne ketë mënyre. Nuk e dimë se kush e ka bere por kushdo që të jetë është një turp. E kemi përjetuar keq. Ishte Gilman Lika afër dhe disa njerëz që u ndodhën në atë moment të cilët e shpëtuan. Nuk e dimë ku ta kemi më parë mendjen”.



