Lajme

Prishtina udhëton në Gjakovë, Josa kërkon përqëndrim maksimal

Prishtina kryesuese do të udhëtojë drejt Gjakovës, ku do të ndeshet me Vëllazënimin vendas, në kuadër të javës së 20 të Vala Superligës në Kosovë.

Trajneri tiranas i Prishtinës, Mirel Josa ka bërë thirrje për përqendrim maksimal ndaj gjakovarëve, pasi edhe ata kanë objektivat e veta në këtë sezon dhe do të luftojnë fort ndaj çdo kundërshtari.

“E rëndësishme është që ne të jemi në një ditë të mirë dhe të synojmë fitoren ndaj Vëllazënimit. U kam kërkuar lojtarëve që të vlerësojnë maksimalisht çdo kundërshtar, pasi gjithë-secili ka objektivat e tij në sezon. Edhe Vëllazënimi është në një situatë të vështirë, që do të thotë se do të luajë fort për të marrë pikë dhe për të mbijetuar në Superligë. E di rivalitetin që e karakterizon këtë ndeshje, por kam përshtypjen që takimi do të kushtëzohet nga atmosfera aktuale. I kam porositur lojtarët që të zbatojnë detyrat teknike dhe taktike, që të mos gabojmë në këtë sfidë dhe të kthehemi me 3 pikët nga Gjakova”, u shpreh trajneri i prishtinalinjve, Mirel Josa.

Vëllazënimi nuk është aspak në situatë komode në renditje, ndaj do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë, ndërsa Prishtina do vetëm fitoren për të ruajtur kryesimin e renditjes.

Sfida Vëllazënimi-Prishtina do të startojë nesër në orën 13:00 dhe do të transmetohet në SUperSport 6.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency