Europa League

Abbiati e Mirabelli optimistë: Më mirë që do të kemi përballë Arsenalin

Udhëtimi i Milanit në UEFA Europa League duhet të kapërcejë pengesën Arsenal edhe pse ajo premton të jetë një sfidë shumë e bukur me aromë Championsi, ashtu siç e komenton këtë përballje edhe menaxheri i klubit të kuqezinjve Christian Abbiati.

“Në San Siro e më pas në Emirates Stadium do të jemi dëshmitarë të dy ndeshjeve plot sharm. Përballja me ta në këtë moment është diçka pozitive  për ne. Ky grup mund t’ia dalë të bëjë gjëra të mira”.

Nga ana tjetër edhe Mirabelli drejtori sportiv i kuqezinjve edhe pse me tone humori shprehet optimist:

“Më vjen keq për topçinjtë e Londrës që do të na kenë ne përballë.  Jam i lumtur që do të kemi një kundërshtar si Arsenali i Wenger pasi është më mirë të ndeshesh me një skuadër të rëndësishme si ata, në këtë pikë ku kemi arritur”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency