Premier League

Fjongo pro Katalunjës, Federata Angleze gjobit Guardiolën

Pep Guardiola ka përfunduar nën hetimin e Federatës Angleze të futbollit. Gjithçka si pasojë e një fiongoje në xhaketën e trajnerit të Manchester City-it gjatë konferencave për shtyp përpara dhe pas ndeshjeve të Citiziens. Fjongo është në ngjyrat e Katalunjës me Guardiolën që kërkon të mbështesë në një farë mënyre personat që janë burgosur pas referendumit ku demonstruesit kërkonin pavarsinë e Katalunjës nga Spanja. Federata Angleze e futbollit ka vendosr të gjobisë Guardiolën pasi fjongo në këtë rast përcjell një mesazh dukshëm politik, ndërsa trajneri do të jetë nën hetim dhe mund edhe të dënohet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency