Futboll

E shtuna futbollistike në Supersport, Interi kërkon kthesën, Bayerni formalitetin e rradhës

Në Itali mbrëmja rezervon takimin Inter – Benevento. Entuziazmi i fitores së parë pas dy muajve në të gjithë kompeticionet u shuajt shumë shpejt, pas humbjes së pestë radhazi në Luigi Ferraris me Xhenoan, rezultat që për momentin i mban “zikaltërit” jashtë objektivit Champions, ndërsa në orën 18:00 Java e 26 në Serinë A çelet me ndeshjen Bologna – Genoa, takim interesant ndërmjet dy skuadrave që pozicionohen në një zonë tepër të qetë të kampionatit. Të apasionuarit e futbollit italian do të kenë rast gjithashtu për të shijuar në orën 15:00 edhe duelin Pro Vercelli – Palermo, ndërsa në Holandë AZ e vendit të tretë pret në orën 18:30 në Alkmaar Spartën e Roterdamit që mbyll klasifikimin në Eredivisie, ndërkaq si gjithmonë në Supersport nuk do të mungojnë as këtë herë emocionet e forta që ofron Bundesliga. Fillimisht në orën 15:30 është rasti për të ndjekur takimin Bayern – Hertha, ndërsa në orën 18:30 në Weserstadion do të luhet derbi i veriut Werder – Hamburg, që këtë herë merr vlera vërtet të vecanta për shkak të pozitave të vështira që kanë këto dy skuadra në zonën e ftohtë, ndeshje të cilat si zakonisht gjithë të apasionuarit e futbollit gjerman do të kenë mundësi për t’i parë nëpërmjet kanalit Eurosport 2.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency