Darmian përforcimi i parë i Juventusit për verën
Nuk ndalet kurrë Juventusi, që i është futur konkretisht punës për përforcimet e merkatos së ardhshme. Një ndër objektivat kryesorë është Matteo Darmian, i ndjekur me vëmendje prej kohësh dhe që tani duket gati për të lënë Manchester United në një vit aspak të thjeshtë me Mourinhon. Mbrojtësi ka një kontratë që skadon në vitin 2019 dhe për Massimiliano Allegrin, do të ishte zëvendësuesi perfekt i Lichsteiner që nuk do të rinovojë marrëveshjen e tij me bardhezinjtë.
Darmian, që ndodhet në Manchester që nga 2015, në këtë sezon ka koleksionuar vetëm 12 prezenca nga të cilat vetëm 4 në Premier League dhe 3 në Champions. Moruinho i ka lejuar hapësirë të kufizuar ndaj edhe futbollisti i kombëtares italiane, duket se ka vendosur të ndryshojë ambient dhe siç bëjnë të ditur mediat italiane Juventusi është në pole position për të përfituar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.
Darmian që në Torino ka luajtur që nga 2011 deri në 2015 është i gatshëm të rikthehet në Serie A pas eksperiencës në Angli, dhe interesaimi i Juventusit që ndjek lojtarin prej kohësh, duket se e ka bindur përfundimisht anësorin për të marrë te bardhezinjtë trashëgiminë e Lichtsteiner.



